Ora lokale ne Tirane: 12:00
 

Pyetjet e Shpeshta F.A.Q.

Merr Taxi i pergjigjet pyetjeve te klienteve te saj dhe qytetareve te Tiranes.

Si te rezervoj nje taksi

Ju mund te rezervoni taksine tuaj ne njeren nga keto menyra:



Ju kujtojme qe rezervimet taxi online mund te kryhen deri 30 minuta para udhetimit, perndryshe operatoret mund te mos marrin parasysh kerkesen tuaj.

Bashke me rezervimin taxi online do ju dergohet nje email konfirmimi me te dhenat e rezervimit tuaj dhe informacionet e kompanise Merr Taxi.

Per nje mbarevajtje sa me te mire keshillojme te gjithe klientet tane te gjenden ne trotuarin e adreses se nisjes para orarit te udhetimit.

Cilen taksi te perdor ne Tirane

Sherbimi publik i transportit te udhetareve me taksi 4+1 vende kushtezohet nga plotesimi i disa kritereve sipas akteve ligjore dhe nenligjore ne fuqi, si per automjetet ashtu dhe per drejtuesit e tyre, me qellimin e vetem garantimin e udhetareve dhe bagazheve te tyre gjate udhetimit.

Te gjithe personat qe shfrytezojne kete sherbim duhet te perdorin vetem mjetet e licencuara nga Bashkia e Tiranes, e cila garanton qe te gjitha mjetet te jane te testuara dhe plotesojne kriteret e nevojshme per ushtrimin e ketij aktiviteti.

Cilat jane taksite e licencuara

Automjetet ne sherbimin e transportit te udhetareve taksi 4+1 vende, ne qytetin e Tiranes identifikohen nepermjet:


  • targave te verdha me mbishkrim te kuq
  • numrit identifikues me logon e Bashkise Tirane, ne pjesen e jashtme te taksise
  • taksimetrit te instaluar brenda mjetit
  • mbishkrimit Taksi ose Taxi
  • cmimit te sherbimit te afishuar dukshem jashte apo e brenda mjetit
  • ngjyres se verdhe te mjetit
  • licences se aktivitetit, te leshuar nga Bashkia e Tiranes

Cfare garanton taksia e licencuar

Avantazhet e sherbimit publik te transportit te udhetareve me taksi 4+1 nga subjektet e licencuara jane:


  • transport te sigurte; te gjitha taksite e me licence jane te pajisura, pervec siguracionit te pergjithshem te automjeteve TPL, edhe me nje siguracion shtese per pasagjerin i cili mban pergjegjesi dhe mbron te drejtat e pasagjerit ne cdo rrethane
  • kompetence profesionale
  • automjete komode dhe ne gjendjen teknike te nevojshem
  • automjete te identifikuara dhe te regjistruara
  • mundesi zgjedhje, cmime transparente dhe te miratuara ligjerisht
  • kontribut financiar per qytetaret nepermjet pageses se detyrimeve fiskale
  • mundesi per ankesa lidhur me sherbimin e ofruar

Cilat jane taksite pa lincece

Automjetet taksi te palicensuara ne Tirane jane ato te cilat permbushin nje apo me shume nga kushtet e meposhtme:


  • mospatja e targave te verdha me mbishkrim te kuq
  • mospatja e numrit identifikues me logon e Bashkise Tirane, ne pjesen e jashtme te taksise
  • mosperdorimi i taksimetrit te instaluar brenda mjetit apo mospatja e tij
  • mosafishimi i mbishkrimit Taksi ose Taxi
  • mosafishimi i cmimit te sherbimit jashte apo brenda mjetit
  • mospatja e ngjyres se verdhe te mjetit
  • mospatja e licences se aktivitetit, te leshuar nga Bashkia e Tiranes

Rrezikoj me taksite pa lincece?

Duke vleresuar shtimin e numrit te automjeteve te palicencuara qe ushtrojne kete aktivitet ne menyre te paligjshme dhe abuzive, Merr Taxi dhe Bashkia e Tiranes ju ben thirrje qe te mos mbeshtesin kete lloj aktiviteti per arsye se rrezikoni te ndodheni ne njeren nga keto situata:


  • pasiguri gjate udhetimit duke qene se udhetoni me nje te panjohur i cili ushtron nje aktivitet te jashteligjshem
  • mungese kompetence profesionale; personi qe po drejton mjetin nuk ka kaluar asnje faze certifikimi te tille si pajisje me Deshmi Aftesie per Drejtimin e Mjetit, Leje Qarkullimi Rrugor apo Siguracion ne Rast Aksidenti TPL
  • automjeti qe perdoret me siguri nuk eshte ne gjendjen e nevojshme teknike apo nuk ju ofron komoditetin e kerkuar
  • kundravajtje penale te shoferit ne demin tuaj, vjedhje te bagazhit qe transportoni, te sendeve personale apo edhe deri ne raste pengmarrje
  • automjet i paidentifikuar dhe i pa regjistruar per kete lloj sherbimi
  • mungesa e cilesie ne sherbim duke paguar me shtrenjte se sherbimi taksi i licencuar
  • evazion fiskal ne demin tuaj dhe te qytetareve, si edhe cmime te pa kontrollueshme
  • konkurrence te pandershme ndaj subjekteve te licencuar qe garantojne sherbimin taksi

Menyra si udheton eshte po aq e rendesishme sa destinacioni!

Kerko

Kembimi valutor sot

Full rates Main rates
  • 1 EUR value in Albanian Lek Today Forex online conversion
    EUR / ALL
    1 USD value in Albanian Lek Today Forex online conversion
    USD / ALL
    1 GBP value in Albanian Lek Today Forex online conversion
    GBP / ALL
    1 CHF value in Albanian Lek Today Forex online conversion
    CHF / ALL
    By Arin Exchange +355692026839
  • 1 EUR value in Albanian Lek Today Forex online conversion
    EUR / ALL
    1 USD value in Albanian Lek Today Forex online conversion
    USD / ALL
    1 GBP value in Albanian Lek Today Forex online conversion
    GBP / ALL
    1 CHF value in Albanian Lek Today Forex online conversion
    CHF / ALL
    1 JPY value in Albanian Lek Today Forex online conversion
    JPY / ALL
    1 ALL value in United States Dollar Today Forex online conversion
    ALL / USD
    1 ALL value in Euro Today Forex online conversion
    ALL / EUR
    1 EUR value in United States Dollar Today Forex online conversion
    EUR / USD
    By Arin Exchange +355692026839

Merr Taxi Tirana