Karta e klientit Vip Member Card
Karta e klientit Vip Member Card e Merr Taxi eshte perfekte per bizneset te cilat deshirojne te paguajne levizjet e tyre me nje fature te vetme ne fund te muajit.
Kjo kartë i drejtohet biznesmenëve dhe punonjësve të kompanive të cilët janë vazhdimisht në levizje.
Me Vip Member Card ju paguani të gjitha udhëtimet e kryera në fund të muajit. Faturat e udhëtimeve me Merr Taxi përmblidhen në një llogari mujore e cila ju dërgohet në zyrën apo administraten e kompanisë tuaj në fund të çdo muaji.
Llogaria mujore përfshin një faturë me TVSH me shumën e të gjitha lëvizjeve të kryera me taksi.
Avantazhet e Vip Member Card janë të shumëfishta. Kurseni kohë dhe thjeshtësoni menaxhimin e shërbimit taksi brënda kompanisë tuaj me faturën e unifikuar.
Karta është personale dhe në fund të çdo udhëtimi vendosni vetëm firmën tuaj në faturën e taksimetrit.
Vip Member Card nuk ka asnjë kosto mujore apo minimum konsumi.
Garancia e kompanise se pare te taksive ne Tirane!